Ajo që konsideroj se mungon është korniza menaxhuese e bazuar në sistemet menaxhuese ISO, të cilat që nga viti 2018 i ligjëroj, i zbatoj dhe i auditoj brenda dhe jashtë vendit. Në të gjitha këto standarde, ekspertët ndërkombëtarë kanë ofruar sisteme të integruara menaxhuese me një strukturë që i përshtatet çdo industrie.