Evolucioni i bizneseve

Ka mbi 35 vjet që është prezantuar sistemi operativ Microsoft Windows. Që atëherë – edhe pse janë bërë ndryshime drastike në të – shumë gjëra kanë mbetur të njëjta. Nevoja për përmirësim të vazhdueshëm, si kërkesë e tregut, përcillet me ruajtjen e vazhdueshme të identitetit të këtij sistemi. Si shfrytëzues të Windows-it, ka mjaftuar të […]

Ngritja dhe rënia e GDPR-së

Me 25 maj 2020, bëhen dy vjet qëkur ka hyrë në fuqi Rregullorja për Mbrojtjen e të Dhënave – shkurtimisht e njohur si GDPR. Kjo rregullore ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë së të gjithë qytetarëve brenda Bashkimit Evropian. Në këtë aspekt, për shkeljet e mëdha nga kompanitë private, kanë pasuar gjobat me […]

Profesori 2.0

Është më lehtë ta ndërtosh një gjeneratë të re, sesa ta riparosh një të vjetër. I frymëzuar nga kjo thënie e urtë e disa figurave botërore, dua të ndaj me ju një ide apo një iniciativë që po përkrahet nga shumë ekspertë me renome ndërkombëtare. Fjala është për metodën që i përkrahë sipërmarrësit e rinj […]

Si ta kthejmë pandeminë, në mundësi suksesi?

Organizata Ndërkombëtare e Punës, ka parashikuar që pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, mund të reduktojë orët e punës (në të gjithë botën) për gati për shtatë për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020 – që është një ekuivalente me 195 milionë vende pune me orar të plotë…

Tregtar apo sipërmarrës

“Atë që e sheh – atë edhe e merr”. Kështu disi mund t’i përshkruajmë mundësitë që secilit prej neve na ofrohen. Por, varet nga ne nëse i shohim dhe se si do t’i shfrytëzojmë ato mundësi.

Shihemi … për sukseset e radhës

Edicioni i 10-të i KosICT-it – që u mbajt sivjet – ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për sektorin e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit (TIK) në Kosovë. Me kënaqësi aplikova për të qenë folës në këtë edicion, edhe pse për nga karakteri jam paksa i ndrojtur….

Një gjysmë shkrim për një gjysmë shtet!

“Hajt bre se bon edhe pa ta”! Kjo është “përgjigja” më e shpeshtë që ma jep ustahu i makinës time, që mburret për përvojën e tij, ama s’e di saktë nëse zanatin e automekanikut e ka trashëguar apo e ka mësuar “tu pa e tu ba” në ndonjë punëtori të sistemit të kaluar…

Shëndeti i biznesit tuaj

Shumica e organizatave nuk e përcjellin si duhet qëndrueshmërinë e biznesit, edhe pse krerët pajtohen se një “kompani e shëndetshme” e garanton efikasitetin afatgjatë. Kjo në një mënyrë ndërlidhet me shëndetin tonë fizik…

Si të mbijetojmë si kompani Startup në Kosovë?

“Fiton ai që e mban më së shumti frymën nën ujë”, është shprehja që e kam dëgjuar shpesh gjatë viteve. Si fakt, qëndron. Por, nuk është faktori kryesorë që çon drejt suksesi. Sepse, nuk duhet nisur qysh në fillim me idenë e dështimit apo fundosjes…

E ardhmja e punës

Mënyra se si punojmë, po ndryshon me zhvillimet në globalizim, teknologji, rregullore dhe demografi. Këta faktorë do të ndikojnë në formën sesi do të punojmë në të ardhmen. Këto tendenca globale do t’i bëjnë bizneset të mendojnë sërish për mënyrën se si i afrohen punonjësve, ekipeve dhe organizatave në tërësi….