“Hajt bre se bon edhe pa ta”! Kjo është “përgjigja” më e shpeshtë që ma jep ustahu i makinës time, që mburret për përvojën e tij, ama s’e di saktë nëse zanatin e automekanikut e ka trashëguar apo e ka mësuar “tu pa e tu ba” në ndonjë punëtori të sistemit të kaluar…